Politike

VD-Dorëheqja e Dumës, Berisha:E mirëpres bashkimin. Flet si doktor: Ja problemi që ka Basha

9 Mars 2022, 12:59 Nga DOSJA
VD-Dorëheqja e Dumës, Berisha:E mirëpres bashkimin. Flet si

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka përshëndetur vendimin e deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, për t’u dorëhequr nga posti i nënkryetares. Gjatë një konference për shtyp, Berisha tha se e ftonte të bashkohej, po ashtu shtoi se në zgjedhjet e 6 marsit, ka pasur probleme, por të gjitha denoncimet ishin bërë në instancat përkatëse. Më pas, Berisha ka folur si mjek duke gjetur dhe diagnozën se përse kryedemokrati Lulzim Basha nuk dorëhiqej nga posti i tij.


“Të deklarosh se nuk ke humbur asnjë betejë do të thotë që të sillesh si alien në politikë. Të quash humbjen fitore, nuk e bën njeri me fakultete normale. Ka pasur dhunim e ndërhyrje e këto janë të faktuara në të gjitha zgjedhjet, por nuk mohohet që ka pasur ndërhyrje brutale. A ka zgjedhje të lira me Ramën? A kishte manipulime? Së pari zgjedhjet e 6 marsit ishin stad i revolucionit, faktuan se e vërteta është revolucioni. Kishte ndërhyrje që janë denoncuar dhe do të denoncohen. Pjesëmarrja e narkoshtetit, kam denoncuar në Peshkopi që ndanin para për kandidatin e Bravës, Përparimi dhe Edmond Isaku. Janë denoncuar shpërndarje parash. Dorëheqja e Dumës? Mirëpres bashkimin e tyre me deputetët e Rithemelimit, ky bashkim ka në bazë vlerësimin e kontributeve. Jemi komision i përkohshëm, çdo njeri do të garojë. Basha që nuk dorëhiqet nuk ka lidhje me sëmundje zemre, as me proces psiqik, ka lidhje me qenien peng. Nuk e kontrollon dot veten,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti të re! Kongres pajtimi? Gati

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha 9 mars 2022 sali berisha sali berisha 9 mars 2022

Sondazh

Poll