Sport

Nikita Mazepin, fondacion në mbështetje të sportistëve të pezulluar për “arsye politike”…

9 Mars 2022, 17:54 Nga DOSJA
Nikita Mazepin, fondacion në mbështetje të sportistëve

ZVICER – Piloti rus Nikita Mazepin nuk e priti aspak mire largimin e tij nga ekipi amerikan i Formula 1 Haas, pas pushtimit të Ukrainës. Për këtë arsye, ai ka vendosur t’u vijë në mbështetje sportistëve që humbën punën “për arsye politike”, nëpërmjet krijimi i një fondacioni.

Ky “do të jetë i përkushtuar për të ndihmuar atletët që, për arsye politike kanë humbur aftësinë e tyre për të konkurruar në nivelet më të lartë”,- shpjegoi piloti 23-vjeçar gjatë një konference virtuale për shtyp.

Fondacioni do të financohet nga “Uralkali”, grupi rus dhe sponsori titullar i Haas që nga viti 2021, i cili pas pushtimit të Ukrainës e pa kontratën e tij të ndërprerë nga ekipi amerikan.

Paratë që ishin planifikuar për partneritetin në Formula 1 këtë sezon do të jepen për fondacionin, saktësoi piloti, djali i miliarderit dhe oligarkut rus Dmitry Mazepin, aksioner i grupit Uralkali, i specializuar në prodhimin e potasit.

“Fondacioni do të ndihmojë atletët nga të gjitha zonat e konfliktit dhe do të fillojë me skuadrën paraolimpike ruse, e cila është përjashtuar nga Lojërat e Pekinit,”- ka deklaruar piloti Mazepin.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 formula 1 njoftoi se nuk do të garonte në rusi humbën punën "për arsye politike" nikita mazepin një ish-pilot i formula 1 piloti rus ëndërronte të bëhej pilot i formula 1 formula 1 njoftoi se nuk do të garonte në rusi humbën punën "për arsye politike" nikita mazepin një ish-pilot i formula 1 piloti rus

Sondazh

Poll