Sport

Henry paralajmëron: “PSG është i pambrojtur me 3 yjet përpara, Reali është më i mirë…”

9 Mars 2022, 16:32 Nga DOSJA
Henry paralajmëron: “PSG është i pambrojtur me 3 yjet

FRANCE Thierry Henry ka folur për ndeshjen e madhe të 1/16-tës së Champions League, të planifikuar për mbrëmjen e sotme, mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain.

Legjenda e futbollit francez paralajmëron skuadrën e Pochettinos për rreziqet: “PSG ka humbur dy ndeshjet e fundit jashtë, në Nantes dhe Nice. Ata nuk kanë shënuar asnjë gol kundër Nice në tre ndeshje këtë sezon.

Ata janë pak shqetësues, por Kylian Mbappé nuk ishte në përballjen e fundit ndaj skuadrës së Galtier. Le të shpresojmë që ai të jetë në “Bernabeu” dhe të bëjë atë që di të bëjë.

Ndonjëherë skuadra është e pambrojtur kur tre yjet janë në fushë në të njëjtën kohë; për më tepër, Real Madrid është më mirë se në ndeshjen e parë, veçanërisht Benzema, i cili nuk ishte në 100%,”– ka deklaruar Henry.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport champions league deri tani champions league kundër real madridit champions league me psg skuadrën e pochettino thierry henry champions league deri tani champions league kundër real madridit champions league me psg skuadrën e pochettino thierry henry

Sondazh

Poll