Sport

Haaland luan me sponsorët: ai e fillon stërvitjen me këpucë Adidas dhe përfundon me Nike…

9 Mars 2022, 14:04 Nga DOSJA

GJERMANI – Telenovelës së Erling Haaland dhe markës së tij të re sportive mund t’i vijë fundi. Sipas “Bild”, sulmuesi është shfaqur dje në stërvitjen e Borussia Dortmundit i veshur me këpucë Adidas bardheblu.

Kjo i dha fund dyshimeve dhe krijoi përshtypjen se firma sportive ka marrë një nga xhevahiret më të mëdhenj të tregut, pasi norvegjezi ka mbetur pa një furnizues zyrtar që nga fillimi i vitit, kur i skadoi kontrata me Nike.

Megjithatë, pas më shumë se 20 minuta stërvitje, Haaland i ndërroi këpucët e reja me ato të verdha nga Nike, e cila gjithashtu është në betejë për ta mbajtur atë. A ishin këpucët e Adidasit një mbyllje syri?

Nëse, Adidas ia del mbanë të sigurojë një marrëveshje, kjo do të ishte falë një negociate shumë komplekse të markës gjermane. Madje thuhet, se Adidas mobilizoi edhe Zidane, një nga ikonat e tij, i cili mori pjesë në një takim në fillim të shkurtit me Haaland dhe familjen e tij. Në të mori pjesë edhe ish-futbollisti Michu, idhulli i fëmijërisë së Erling.

Në çdo rast, dhe gjithmonë sipas “Bild”, Haaland ende nuk e ka vulosur marrëveshjen me Adidas. Problemet shëndetësore të agjentit të tij, Mino Raiola, kanë vonuar një tratativë që, nëse është apo jo më në fund me firmën gjermane, me siguri do të jetë multimilionere. Aq sa spekulohet me shifra afro 50 milionë euro për pesë sezone.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland fushata e re adidas një sportist i nike sulmuesit norvegjez erling haaland 21-vjeçari erling haaland fushata e re adidas një sportist i nike sulmuesit norvegjez erling haaland

Sondazh

Poll