Sport

Christensen-Barcelona mbyllet sot. Agjentët e danezit në Katalonjë për të marrëveshjen…

9 Mars 2022, 16:13 Nga DOSJA
Christensen-Barcelona mbyllet sot. Agjentët e danezit në

SPANJE – Andreas Christensen do të jetë një lojtar i ri i Barcelonës. Siç raporton “Sport”, përfaqësuesit e lojtarit danez do të takohen sot me drejtuesit e klubit “blaugrana” me qëllim, që të bien dakord për të gjitha detajet e transferimit (pa kosto) të mbrojtësit.

Lojtari i Chelseas do të nënshkruajë një kontratë për pesë sezonet e ardhshme me Barcelonën, e cila padyshim do të hyjë në fuqi më 1 korrik. Përfaqësuesit e Christensen, thuhet të kenë mbërritën në qytet mbrëmë me një fluturim nga Londra.

Sot do të jetë samiti me Mateu Alemany dhe Jordi Cruyff dhe më pas, me gjasë, do të bisedojnë edhe me një anëtar të zyrës ligjore, për të zyrtarizuar marrëveshjen me katalanasit, e arritur pak ditë më parë. Kështu Bayern Munich, i interesuar për lojtarin që të kompensojë largimin e Niklas Sule, duhet të shikojë për një kandidature tjetër.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport andreas christensen blerja më e dështuar e barcelonës drejtori sportiv i barcelonës andreas christensen blerja më e dështuar e barcelonës drejtori sportiv i barcelonës

Sondazh

Poll