Sport

Lufta në Ukrainë: Dmitri Rybolovlev dhe Monaco, donacione financiare për Kryqin e Kuq…

9 Mars 2022, 17:15 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Dmitri Rybolovlev dhe Monaco, donacione financiare

FRANCE – Monaco publikoi një deklaratë për shtyp në faqen e saj zyrtare të mërkurën, duke njoftuar se klubi ‘monegask’, nëpërmjet pronarit të tij rus Dmitri Rybolovlev, i ka bërë një donacion Kryqit të Kuq për të ndihmuar popullin ukrainas, të prekur drejtpërdrejt nga konflikti.

“Duke iu përgjigjur apelit të bërë nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC), klubi i Monacos dhe presidenti i saj Dmitri Rybolovlev, në cilësinë personale, bënë donacione për Kryqin e Kuq monegask, për t’iu ardhur në ndihmë popullatës civile të vuajtur nga konflikti i armatosur në Ukrainë”,- thuhet në komunikatën e klubit të Principatës.

Po kjo deklaratë për shtyp, përmbyllet me deklaratën e Dmitri Rybolovlev: “Është absolutisht e nevojshme të mbështeten ata që vuajnë më shumë, – nënvizon ai. – Kjo është arsyeja pse Monaco, Cercle Bruges (në pronësi të ASM) dhe unë, si dhe kompani të ndryshme në të cilat është investuar besimi i familjes Rybolovlev, kemi vendosur të bëjmë donacione në mënyrë që të sigurojmë ndihma humanitare”.

As klubi dhe as besimi i familjes Rybolovlev, nuk dëshiruan të komunikojnë për shumën e këtij donacioni, megjithatë të cilësuar si “të konsiderueshëm”.

Presidenti i Monacos që nga viti 2011 dhe banor ‘monegask’ që nga kjo periudhë, Dmitri Rybolovlev u largua zyrtarisht nga Rusia në vitin 2010. Ai ka një pasaportë qipriote dhe emri i tij nuk figuron në listat e personaliteteve ruse, të cilëve Bashkimi Evropian ka ngrirë pasuritë.

Pasuria e tij, e vlerësuar në më shumë se gjashtë miliardë euro, vjen kryesisht nga shitja e detyruar e aksioneve të tij në Uralkali, një gjigant global i potasit, ku ai ishte aksioneri kryesor, te të afërmit e Vladimir Putin në vitin 2010.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport  kryeministri i ukrainës jep doreheqjen dmitri rybolovlev mbrojtësin e monacos. midis monaco dhe real sociedad një donacion kryqit të kuq  kryeministri i ukrainës jep doreheqjen dmitri rybolovlev mbrojtësin e monacos. midis monaco dhe real sociedad një donacion kryqit të kuq

Sondazh

Poll