Sport

Guardiola: “Leo Messi thotë gjithçka në karrierën time, ai është Michael Jordani im”…

9 Mars 2022, 15:20 Nga DOSJA

SPANJE – Admirimi që Pep Guardiola ndjen për Lionel Messin nga pikëpamja profesionale dhe personale është më shumë se dëshmi e provuar. Trajneri i Manchester Cityt nuk lodhet duke pranuar talentin e yllit argjentinas dhe sërish është rikthyer për t’i kushtuar lavdërime autentike lojës së nxënësit të tij te Barcelona.

Në një intervistë për “Olé”, Guardiola rrëfen, se ndikimi i Messit në karrierën e tij si trajner do të thotë gjithçka. “Ai e di se kishte lojtarë të jashtëzakonshëm, që e ndihmuan atë, kur ishim bashkë në Barcelonë në ato katër vite. Ishte një grup mbresëlënës. Shumë yje në kohën dhe moshën e duhur. Ne u mblodhëm dhe kjo duhej të ndodhte,”- thotë trajneri.

“Xavi, Pujol, Iniesta… Mes nesh u krijua një kimi, që ndodh vetëm një herë në jetë. Fituam shumë, dhe pa Messin do të kishim fituar  tituj, por… kaq shumë? Jo, e pamundur. Pa duke e krahasuar, Leo është si Michael Jordan im, kur Phil Jackson ndjente atë ndjesinë se çdo gjë po shkonte dhe nuk kishte probleme. Ishte ‘ne kapim avionin dhe do shkojmë për një tjetër’ e kështu me radhe. I kam borxh atij një shishe verë të mirë për ta falënderuar për kënaqësitë që më ka dhënë”,- thotë i lumtur Pep.

I pyetur për evolucionin e futbollit të Messit, trajneri spanjoll është shumë i qartë: “A ka ndryshuar ai në lojën e tij? Kur plakeni dhe energjia që keni në moshën 20-vjeçare nuk është e njëjtë. Ne të gjithë ndryshojmë, të gjithë jemi të ndryshëm. Edhe ai ka ndryshuar, ka bërë miliona lojëra në këmbë, në kokë dhe po ripërshtatet si duhet”,- u justifikua ai. “Kur ishte 20 ose 21 vjeç, ai tregoi atë energji për të marrë botën dhe një rini që mund të shihej në këmbët e tij. Sot, në moshën 34-vjeçare, ai është mjaft i zgjuar për të ditur se kur ta bëjë këtë dhe kur jo”,- shtoi ai.

Guardiola nuk hezitoi të vlerësojë edhe pritshmëritë e Messit me Argjentinën përpara Botërorit të ardhshëm në Katar. “A do të jetë e fundit…? Epo, shpresoj që ai të arrijë fizikisht mirë, të stërvitet mirë dhe të arrijë i fortë. Nuk fola me të pas “Copa América”, por padyshim që duhet ta përgëzoj. Sigurisht që ishte një çlirim shumë i madh për të. Nuk është e lehtë të jesh Messi në këtë botë të futbollit. Dhe tani ai do të shkojë në Kupën e Botës, nuk kam dyshim”,- siguroi ai.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport messi do të mbushë 35 vjeç në qershor skuadra e pep guardiolas messi do të mbushë 35 vjeç në qershor skuadra e pep guardiolas

Sondazh

Poll