Sport

Federata ukrainase nis një hetim ndaj Tymoshchuk. Ai rrezikon licencën e trajnerit…

9 Mars 2022, 15:53 Nga DOSJA
Federata ukrainase nis një hetim ndaj Tymoshchuk. Ai rrezikon licencën

UKRAINE Federata e Futbollit të Ukrainës ka hapur një procedim kundër Anatoliy Tymoshchuk, ish-kapiten i kombëtares, aktualisht trajneri i dytë i Zenit Shën Petersburg. Akuza për shkelje të kodit të etikës dhe rregullave të “Fair Play”.

Federata e Futbollit fajëson ish-futbollistin, për mungesën e një qëndrimi kundër pushtimit të rus dhe për mos ndërprerjen e marrëdhënieve të tij të punës me klubin aktual, siç kanë bërë profesionistë të tjerë ukrainas.

Një sjellje e këtillë, si ajo e Tymoshchuk, sipas organit drejtues të futbollit të këtij vendi, “dëmton imazhin e futbollit ukrainas dhe mund t’i kushtojë trajnerit përjashtimin nga regjistrat zyrtarë të kombëtares, por edhe heqjen e të gjitha çmimeve dhe trofeve personalë të fituara gjatë karrerës së tij” deri në anulimin e licencës UEFA Pro të marrë në qendrat teknike të Federatës Ukrainase të Futbollit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport edhe lojtar i bayern munichut federata e futbollit të ukrainës tymoshchuk zenit shën petersburg edhe lojtar i bayern munichut federata e futbollit të ukrainës tymoshchuk zenit shën petersburg

Sondazh

Poll