Aktualitet

Përdorte vajza si prostituta në lokalin e tij dhe shiste drogë, arrestohet 43-vjeçari në Belsh

8 Korrik 2019, 08:56 Nga DOSJA
Përdorte vajza si prostituta në lokalin e tij dhe shiste drogë,

BELSH– Një 43-vjeçar me inicialet E. Ç., është vënë në pranga nga policia e Belshit, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni dhe për trafikim të lëndëve narkotike.

Mësohet se 43-vjeçari ishte pronar i një lokali ku kishte punësuar disa vajza dhe i përdorte për prostitucion.

Gjithashtu në lokalin e tij u gjet edhe 14.7 gramë kokainë dhe 6 celularë. Në pranga u vunë edhe 5 vajzat që u gjetën duke punuar brenda në lokalin e 43-vjeçarit.

Njoftim i policisë Belsh

Falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh.

Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase.

Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Si dhe u proceduan penalisht në  gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale “Prostitucioni”.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu ky shtetas nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit E.Ç.

Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, ose në aplikacionin “Komisariati Dixhital” kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 43-vjecari fier prostitucion ne fier arrestohet 43-vjecari fier prostitucion ne fier

Sondazh

Poll