Aktualitet

Regjisori nxjerr mesazhet: Vodafone vjedh haptazi MB, lan m** me sh*** me “dhuratat”, si Rilindja me votat

8 Korrik 2019, 08:10 Nga DOSJA
Regjisori nxjerr mesazhet: Vodafone vjedh haptazi MB, lan m** me sh*** me

TIRANË- “Kur Vodafone i numëron MB e internetit si “Rilindja votat”. Kështu ka reaguar regjisori Kastriot Çipi ndaj kompanisë celulare teksa shprehet se vjedh MB  e konsumatorëve.

Ai shprehet se kjo kompani në një kohë shumë të shkurtër, pa përdorur internetin në një masë të madhe ta vjedh haptazi atë.

“Për të larë m** me sh***, Vodafone më “dhuron” 250 MB të vlefshme për një orë. Pas 34 minutash, edhe ky bonus rezulton i konsumuar. Por kulmi arrin me “dhuratën” 300 MB të opsionit Shake. 300 MB figurojnë të konsumuara brenda 4 minutash! I sfidoj të gjithë inxhinierët e Vodafonë të më gjejnë një aplikacion të mund të konsumojë 300 MB Internet brenda 4 minutash!”, shprehet ai.

Reagimi i plotë:

KUR VODAFONE I NUMERON MB E INTERNETIT SI “RILINDJA” VOTAT!

Shikoni mesazhet nga Vodafone. Në mesazhin e parë thuhet se kam përdorur 80% të 10 GB Internet në dispozicion të rrjeteve sociale, pra më kanë mbetur edhe 2 GB. Një orë e 19 minuta më pas, vjen mesazhi tjetër që njofton se këto 2 GB janë shpenzuar! Ata që kanë sadopak njohuri mbi Internetin, e dinë se aktiviteti që konsumon më shumë Internet është shikimi i videove. Në YouTube videot mund të kenë rezolucion maksimal Full HD, por në rrjetet sociale, Facebook, Whatsapp etj videot kanë rezolucion shumë më të ulët. Edhe nëse nuk më ka vjedhur në pjesën tjetër të muajit, mesazhet tregojnë se Vodafone sigurisht më ka vjedhur në intervalin mes dy mesazheve jo pak, por 2 GB Internet.

Çuditërisht, të nesërmen në mëngjes, Vodafone më njofton se kam shpenzuar 80% edhe të Internetit të dedikuar për funksione të tjera (ku mund të përfshihet edhe YouTube) dhe, meqë në sistem unë rezultoj se nuk kam aktivizuar paketë të re, në mbrëmje, Vodafone vendos ta zhdukë edhe pjesën e mbetur prej 20% apo 1.1 GB.

Për të larë m** me sh***, Vodafone më “dhuron” 250 MB të vlefshme për një orë. Pas 34 minutash, edhe ky bonus rezulton i konsumuar.

Por kulmi arrin me “dhuratën” 300 MB të opsionit Shake. 300 MB figurojnë të konsumuara brenda 4 minutash! I sfidoj të gjithë inxhinierët e Vodafonë të më gjejnë një aplikacion të mund të konsumojë 300 MB Internet brenda 4 minutash! Avokati Altin Goxhaj kush merret tani me mbrojtjen e konsumatorit?

Mesazhet e ardhura nga kompania “Vodafone”

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet çipa akuzon vodafone interneti i vodafone vjedhja e internetit nga vodafone çipa akuzon vodafone interneti i vodafone vjedhja e internetit nga vodafone

Sondazh

Poll