Aktualitet

3.3 miliardë lekë të falura, pishat e autostradës Tiranë-Durrës thahen nga vapa (VIDEO)

8 Korrik 2019, 06:08 Nga DOSJA
3.3 miliardë lekë të falura, pishat e autostradës

TIRANË- U mbollën me urgjencë në dhjetorin e 2017-ës për të shuar plagën e palmave të thara, por kanë të njëjtin fat. Pishat e buta të mbjella në autostradën Tiranë-Durrës janë tharë në masën mbi 50%.

Dosja.al pa nga afër situatën në autostradë, ku për shkak të temperaturave të larta dhe neglizhencës së Bashkisë Tiranë, investimi me vlerë 3.3 miliardë leke ka dështuar.
Një pishë e mbjellë nga Veliaj në autostradë iu kushtoi shqiptarëve 5500 euro,(lexo këtu), por duket se për herë të dytë radhazi bashkia nuk e ruajti dot këtë investim. Pamjet tregojnë situatën e pishave të cilat i ndajnë vetëm disa javë nga tharja totale.

Foto të pishave në autostradë

Por çfarë garantoi Veliaj kur e ndryshoi buxhetin afatmesëm në fund të vitit 2017?

“E pranojmë që palmat nuk ishin një zgjedhje për t’i mbijetuar këtyre temperaturave. Nëse do t’i përfundonim përpara vitit të ri [mbjelljen e pishave] kjo do të ishte një situatë ideale,” tha kryebashkiaku Veliaj në Këshillin Bashkiak më 23 nëntor 2017.
Ndërkohë Prokuroria e Tiranës po e heton Bashkinë për kontratën me negocim që lidhi me “Fusha” sh.p.k; pasi dyshohet se ka shkelur ligjin për “shkelje të barazisë në tendera”.  Kompania Fusha mori 3.3 miliardë lekë për të mbjellë këto pisha të cilat kushtuan 5500 euro secila, ndërkohë që një investigim i BIRN nxorri në dritë se kostoja e tyre ishte 700-1000 euro.

Historia ekzotike e palmave të thara
600 mijë euro që u shpenzuan për blerjen e palmave dekorative që u vendosën në autostradë janë tashmë të falura. Ato u mbollën me hov të madh e u hoqën me turp. Televizioni Publik Shqiptar i kushtoi edhe një elegji tharjes së palmave, duke mos ngurruar ta quajë një dramë kombëtare. Fatin e tyre “ekzotik” tani do e ndjekin pishat e buta që i zëvendësuan nga mbikalimi i Kamzës te ai i Kasharit. Ndërkohë që fatura është edhe më e kripur në rastin e dytë… me plot 5500 euro për një pishë… të tharë.

F.G/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3.3 miliardë lekë të falura thahen pishat në autostradë thahen pishat në autostradën tiranë durrës 3.3 miliardë lekë të falura thahen pishat në autostradë thahen pishat në autostradën tiranë durrës

Sondazh

Poll