Aktualitet

Kaloi vettingun, KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së Kurbinit

8 Korrik 2019, 08:13 Nga DOSJA
Kaloi vettingun, KPK konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë drejtuesin e prokurorisë së rrethit Kurbin, Zeqir Hoda.

KPK në seancën dëgjimore konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, ndërkohë që prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin.

Ndërkohë, relatorja Etleda Çiftja bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, pasi shqyrtuan dokumentacionin me raportet përkatëse vendosën sot konfirmimin në detyrë të prokurorit Hoda.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk vettingu zeqir hoda kpk vettingu zeqir hoda

Sondazh

Poll