Aktualitet

Sulmohen me armë katër Inspektorë Mjedisi në Bulqizë, kishin shkuar për kontroll

7 Korrik 2019, 21:03 Nga DOSJA
Sulmohen me armë katër Inspektorë Mjedisi në Bulqizë,

BULQIZË- Katër Inspektorë të Mjedisit nga Tirana, që ishin duke kryer inspektimet në Bulqizë janë qëlluar me armë mbrëmjen e sotme. Dosja.al mëson se katër inspektorët ishin duke punuar, kur kanë dëegjuar një breshëri armësh. 

Më tej shtohet se  të shtënat me arme kanë qenë në ajër dhe jo në drejtim të inspektorëve, të cilët ishin duke lëvizur me makinë.

Mësohet gjithashtu se bashkë me inspektorët nga Tirana kishin shkuar për kontroll në Tërnovë të Bulqizës edhe inspektorë të Dibrës.

Nga plumbat asnjë prej tyre fatmirësisht nuk është lënduar, por mësohet se ngjarja ka ndodhur fill pasi inspektorët kanë pikasur një kamion që transportonte lëndë drusore kontrabandë.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat inspektorët kanë lajmëruar policinë, ndërsa blutë e Bulqizës kanë shkuar tashmë në vendngjarje dhe po hetojnë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet inspektoret e mjedisit kontrabanda e druve qellohen inspektoret terro ne bulqize inspektoret e mjedisit kontrabanda e druve qellohen inspektoret terro ne bulqize

Sondazh

Poll