Aktualitet

Sumli ndaj Lubonjës, “Organizata Politike”: E influencuar nga gjuha e Ramës, Policia e papërgjegjshme

8 Korrik 2019, 05:51 Nga DOSJA
Sumli ndaj Lubonjës, “Organizata Politike”: E influencuar nga

Tiranë- Për sulmin vandal ndaj analistit Fatos Lubonja ka reaguar edhe “Organizata  Politike” . Sipas saj ky është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e Edi Ramës për “kazanin mediatik”.

“Ky është një agresion i përsëritur dhe i paralajmëruar kundër Lubonjës. Është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e Edi Ramës për “kazanin mediatik”, i cili vjen teksa përgatitet projektligji për censurimin e medieve online.”, thuhet në reagim.

Më tej theksohet se “Policia e Shtetit, me një papërgjeshmëri të pashembullt, ka lënë të lirë personin në fjalë duke e cilësuar si të sëmurë mendor, megjithsëse siç u përmend më lart, sulmi ndaj Fatos Lubonjës dhe familjarëve të tij është i përsëritur.”

Reagimi i plotë:

Sulmi ndaj makinës së analistit dhe publicistit Fatos Lubonja nuk është thjesht vepra e dikujt me probleme mendore. Ajo shpreh polarizimin në dy kampe ku po shtyhet përditë shoqëria shqiptare nga skamja dhe nga propaganda. Nga njëra anë është përditshmëria e papërballueshme që pjesën më të brishtë të shqiptarëve e shtyn drejt akteve të dëshpëruara – që shpesh i injorojmë si veprime të sëmurësh mendorë – e nga ana tjetër është bombardimi mediatik i përditshëm i publikut me gjuhën e urrejtjes dhe të ndarjes duke na kthyer kundër njëri-tjetrit, teksa hajdutët herët ose vonë bien në ujdi.

Ky është një agresion i përsëritur dhe i paralajmëruar kundër Lubonjës. Është një akt që nuk ka sesi të mos jetë influencuar nga gjuha e Edi Ramës për “kazanin mediatik”, i cili vjen teksa përgatitet projektligji për censurimin e medieve online.

Njoftohemi se Policia e Shtetit, me një papërgjeshmëri të pashembullt, ka lënë të lirë personin në fjalë duke e cilësuar si të sëmurë mendor, megjithsëse siç u përmend më lart, sulmi ndaj Fatos Lubonjës dhe familjarëve të tij është i përsëritur.

Organizata Politike u bën thirrje strukturave përgjegjëse që të marrin masa për ndalimin dhe trajtimin e personit në fjalë për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

Më 1 korrik një ditë pas zgjedhjeve është sulmuar me gurë makina a analistit Fatos Lubonja. Burime për Dosja.al konfirmojnë personi i cili ka kryer sulmin ka shantazhuar për disa herë analistin dhe tashmë është arrestuar nga policia. Sulmet ndaj analistit Lubonja vijnë pikërisht pas deklaratave të ashpra kundra qeverisë Rama.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet organizata politike shantazhohet fatos lubonja sulmi ndaj makinës së lubonjës organizata politike shantazhohet fatos lubonja sulmi ndaj makinës së lubonjës

Sondazh

Poll