Aktualitet

I nxehti afrikan në vend, shënohet viktima e parë nga temperaturat e larta (EMRI)

7 Korrik 2019, 20:53 Nga DOSJA
I nxehti afrikan në vend, shënohet viktima e parë nga

KUÇOVË- I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin tonë ka sjellë dhe viktimën e parë. Mësohet se sot në qytetin e Kuçovës ka ndërruar jetë në 77-vjeçar, si pasojë e vapës së madhe.

Kryefamiljari, i identifikuar si Ferit Kuçi, është gjetur pa ndjenja në rrugë, disa kilometra larg nga banesa e tij, nga kalimtarët e rastit.

Më tej shtohet se pas dhënies së ndihmës së parë ai është dërguar në spitalin e Beratit, por ka mbërritur atje pa shenja jete.  Pas ekzaminimit mjekoligjor të viktimës, është deklaruar se vdekja ka ardhur për shkak të “kardiomiopisë së dilatuar” e quajtur ndryshe “zmadhimi i zemrës”.

Në ditët e fundit temperaturat kanë arritur në mbi 40 gradë celsius në vend dhe të gjithë mjekët kanë bërë thirrje që të gjithë të shmangin sa më shumë rrezt e diellit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet temperaturat e larta vdes 77 vjecari ne kucove viktima e pare nga i nxehti temperaturat e larta vdes 77 vjecari ne kucove viktima e pare nga i nxehti

Sondazh

Poll