Politike

Beqiraj: Basha menaxher i dobët, 6 marsi tregoi se lideri i vërtetë i PD është Berisha

8 Mars 2022, 21:46 Nga DOSJA
Beqiraj: Basha menaxher i dobët, 6 marsi tregoi se lideri i

TIRANË- Ish-zëvendësministrja e Financave Irena Beqiraj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend. E ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, Beqiraj theksoi se Lulzim Basha është menaxher i dobët, duke shtuar se 6 marsi dëshmoi se lideri i vërtetë i PD-së është Sali Berisha.

“6 marsi tregoi qartazi se lideri i frymës së opozitës është Sali Berisha. Basha është menaxher i mërzitshëm. Basha gaboi që e përjashtoi Berishën, atë mund ta përjashtonte vetëm partia. PD ka thyer parimet atë ditë që është përjashtuar Sali Berisha, nuk thotë kryetari që e mora vendimin pa pyetur kënd. Ne mund të shprehim mendimin tonë, por askush nuk thotë dot se Sali Berisha s’paska të drejtë që të kandidajë për të qenë në krye të PD-së”, tha Beqiraj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike irena beqiraj lulzim basha sali berisha irena beqiraj lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll