Politike

Dash Shehi: Deputetët e Lulzim Bashës duhet të largohen nga ai

8 Mars 2022, 21:24 Nga DOSJA
Dash Shehi: Deputetët e Lulzim Bashës duhet të largohen nga ai

TIRANË- Kreu i LZHK, Dash Shehi thotë se Lulzim Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen nga kryetar i PD që në datën 26 prill 2021. I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv, Shehi tha se Basha ka humbur betejat elektorale dhe nuk ka se çfarë jep më në PD. Shehi gjithashtu u ka bërë thirrje deputetëvë të PD-së, duke kërkuar prej tyre që të largohen nga Basha.

Isha i pari që thashë se zoti Basha duhej të largohej. Pse të largohej? Sepse ka humbur zgjedhjet. Në datën 26 prill duhet të ishte larguar vetë. Ky rrugëtimi i fundit sherrxhi që ka prodhuar një lloj drame brenda opozitës, vërtetë në datën 6 pati një fitore të Berishës, por është si e Pirros kjo, sepse raporti është 2:1. Ka fituar 2-shin ndaj 1-shit. Por të dyja grupet ishin 40% në zgjedhje, janë bërë 30-28% tani, po t’i heqim ca vota LSI-je. është rrudhur edhe më tej. Kjo tregon që procesi ka qenë vërtetë inovativ nga kjo pikëpamje, por është i dhimbshëm“, u shpreh Shehi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dash shehi lulzim basha dash shehi lulzim basha

Sondazh

Poll