Politike

Alizoti: Basha është psiqik! Deputetët të largohen prej tij urgjentisht

8 Mars 2022, 21:34 Nga DOSJA
Alizoti: Basha është psiqik! Deputetët të largohen prej tij

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti e ka konsideruar të sëmurë psiqik kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në “Opinion”, Alizoti tha se Basha mund edhe të bëjë si i tillë që t’i shpëtojë përgjegjësisë. Ai shtoi më tej se deputetët duhet të largohen urgjentisht prej tij.

Pjesë nga biseda:

Tomor Alizoti: Çfarë po bën Lul Basha sot? Mbledh disa njerëz në seli dhe thotë kemi fituar, kur ka humbur në të vërtetë. Ky është në një situatë psiqike se nuk ka asnjë mundësi tjetër.

Blendi Fevziu: Si? Psiqik?

Tomor Alizoti: Po, ose është psiqik, ose bën vetë sikur është për t’i shpëtuar përgjegjësisë Deputetët duhet të distancohen urgjentisht prej tij, Basha nuk pranon votën, nuk pranon ri-votimin. Nuk pranon votë-besimin, ç’është ky njeri kështu

(F.m/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tomor alizoti tomor alizoti

Sondazh

Poll