Politike

Nuk ndalet Kapllanaj: Berishës s’i mbaronin lekët në fushatë, imagjino Ramës

8 Mars 2022, 20:40 Nga DOSJA
Nuk ndalet Kapllanaj: Berishës s’i mbaronin lekët në

TIRANË– Drejtuesi i degës së Partisë Demokratike në Fier, Agron Kapllanaj ka deklaruar se ish-kryeministri Sali Berisha ka blerë vota për t’ia arritur qëllimit të tij. I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve, Kapllanaj tha se madje Berishës dukej se nuk i mbaronin paratë, duke parë se sa kishte shpërndarë.

 “Sali Berisha ne keto zgjedhje ia arriti qëllimit, e kishte jeta a vdekje, leket nuk i mbaronin, me sa duket “duart e pastra” paskan bere punën e vet. Duhet te marrim masa për te ndalur shitblerjen e votës, kemi komisionin për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, te bëjmë ndryshime per te ndalur keto fenomene. Nese nuk e ndalojmë nuk do të këtë ndryshim, sepse nuk po i mbarojnë leket Berishes, imagjino Edi Ramës,”- mësohet të ketë thënë Kapllanaj.

LAJM KRYESOR:VD-Deputetët i kërkojnë reflektim!Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve (Kritikat)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll