Politike

Tritan Shehu: E vetmja mënyrë për të mundur Ramën është bashkimi i demokratëve

8 Mars 2022, 21:59 Nga DOSJA
Tritan Shehu: E vetmja mënyrë për të mundur Ramën

TIRANË- Deputeti demokrat Tritan Shehu, ka deklaruar se zgjedhjet e 6 marsit kanë vërtetuar se kush është opozita e vërtët në vend. I ftuar në Ora News, Shehu tha se për të vazhduar përpara duhet një bashkim i plotë PD-së.

“PD po kalon momente të vështira, por këto momente të vështira janë duke u zbutur, situata është duke u qartësuar. Problemet janë duke u zvogëluar. Është e qartë për të gjithë kush është PD, kush është opozita e vërtetë. Unë them se jemi në një moment pozitiv ngritje të PD. Për të shkuar përpara të gjithë së bashku drejt asaj që duhet bërë, padyshim një bashkimi të plotë të PD. Një hapje të plotë të PD, zgjerimit të partisë për t’u përballur me regjimin. Unë e konsideroj një moment pozitiv zhvillimin e 6 marsit, qoftë me planin e përballjes së regjimin, dhe veçanërisht në sqarimin se kush është PD dhe opozita e vërtetë,” tha Shehu.

Ai gjithashtu theksoi se demokratët që kanë shkruar në derën e gabuar duhet të bashkohen, pasi është e vetmja mënyrë për mundur Ramën.

“Duhet të bashkohemi me të gjithë demokratët që kanë shkuar në derën e gabuar, në derën e patericës së regjimit. Padyshim do kthehen përsëri në shtratin demokrat opozitar të vërtetë të PD, që doli në zgjedhje si “Shtëpia e Lirisë”. Ky regjim për t’u përballur ka nevojë për një koalicion,” tha Shehu.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike tritan shehu tritan shehu

Sondazh

Poll