Aktualitet

Jep dorëheqjen si nënkryetare e PD! Duma: Basha negocion që dështimet t’i kthehen në fitime

9 Mars 2022, 12:52 Nga DOSJA
Jep dorëheqjen si nënkryetare e PD! Duma: Basha negocion që

TIRANË– Grida Duma ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Partisë Demokratike! Ky është vendimi që deputetja ka ndarë me publikun pas humbjes në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Më anë të një shkrimi të bërë në rrjetin e saj social ‘Facebook’, Duma pranon se Partia Demokratike është sot në ditët e saj më të vështira, ka kaluar trauma të njëpasnjëshme e se nuk po rikuperohet dot pasi Basha po përdor dhe negocion që dështimet e partisë ti kthehen në fitime.

Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike’- shkruan ajo, duke thënë se ky është një nga vendimet më të domosdoshme për demokratët.

POSTIMI:

Partia Demokaratike e Shqipërisë është në ditët më të vështira, traumat e humbjeve të njëpasnjëshme nuk po rikuperohen sepse Lulzim Basha i përdor dhe negocion që dështimet e Partisë Demokratike t’i kthehen në fitime të tij. Pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi me maturi politike të ndërmarrë akte të përgjegjshme dhe të kapë dorëheqjen, Lulzim Basha përdori një pakicë të zhgënjyerish për të goditur deputët, më të votuarit dhe më përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Fakti që Lulzim Basha nuk largohet edhe pasi shumica e grupit parlamentar i kërkoi dorëheqjen na kërkon të gjithëve vendimarrje për shpëtimin e demokratëve të salrifikuar një dekadë. dhe nuk ka asnje akt që të tregon ndërgjegjësimin për përgjegjësinë e tij, kërkon Megjithëse personalisht nuk kam asnjë përgjegjësi në vendimarrje dhe ia kam shkruar e lënë të dokumentuara vendimet e dëmshme sot deklaroj që jap dorëheqjen si Nën/Kryetare e Partisë Demokratike, duke qenë ky vetëm një prej vendimeve të domsdoshme për demokratët. Partia Demokratike nuk mund të jetë humbëse se duhet që dështaku të fitojë e përfitojë!

Ditën e djeshme u konfirmua edhe një largim tjetër nga PD. Deputetja Flutura Açka bëri të ditur se do të jepte dorëheqjen nga funksionet brenda PD-së. Humbja e 6 bashkive në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ka sjellë një valë reagimesh të ashpra kundër kryedemokratit Lulzim Basha. Në zgjedhjet e disa ditëve më parë, rezultati më i mirë i Partisë Demokratike ishte vendi i dytë në Bashkinë e Rrogozhinës, ndërsa lëvizja e krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, mori Shkodrën. Nuk vonoi shumë e të gjithë deputetët që kishte në krah deri më tani i kanë dalë kundër dhe kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i Partisë Demokratike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grida duma grida duma jep doreheqjen nga pd grida duma grida duma jep doreheqjen nga pd

Sondazh

Poll