Aktualitet

‘Ecni në këmbë’/ Lapaj: Ftoj ministrat që t’i vendosin drynin makinave të shtetit

9 Mars 2022, 11:51 Nga DOSJA
‘Ecni në këmbë’/ Lapaj: Ftoj ministrat që

TIRANË– Avokati Adriatik Lapaj iu është drejtuar ministrave të qeverisë shqiptare me një kërkesë. Pas këshillës së ministres Belinda Ballukut se duhet të ecin më shumë në këmbë dhe të mos e përdorin makinën për gjëra të vogla, Lapaj ka një ide tjetër. Më anë të një postimi, Lapaj sugjeron ministrave që të lënë mënjanë mjetet e tyre, t’i vendosin drynin dhe të shkojnë në punë me mjete alternative.

POSTIMI:

NË 17.00 PROTESTOHET TE KRYEMINISTRIA. Në linjë me Ministren Balluku ftoj qeverinë që të gjitha makinave të shtetit tu vendos drynin dhe të shkojnë në punë e kudo me mjete alternative! Se të paguajmë ne, të mbyllim makinat ne e të ecin këta me eskorta nga 3 makina sikur nuk mban…

Ministrja për Infrastrukturën dhe Energjitikën, Belinda Balluku këshilloi ditën e djeshme përdoruesit e mjeteve që në një kohë që çmimi i naftës ka shkuar në 230 lekë për litër të ecin sa më shumë e të mos konsumojnë naftë kot duke përdorur mjetet.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik lapaj belinda balluku proteste kunder rritjes se cmimeve adriatik lapaj belinda balluku proteste kunder rritjes se cmimeve

Sondazh

Poll