Aktualitet

Thertorja e Laknasit, Gjykata e Tiranës shtyn vendimin

9 Mars 2022, 11:34 Nga DOSJA
Thertorja e Laknasit, Gjykata e Tiranës shtyn vendimin

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka vendosur të shtyjë vendimin për thertoren në Laknas.

Protesta e banorëve për të mbrojtur “Plepat e Brukës” ka nisur që në vitin 2019. Ata protestojnë kundër vendimit të bashkisë Kamëz për të dhënë me qira një sipërfaqe prej 12.400 m2 të hapësirës së gjelbër të ndodhur përbri shtëpive të tyre, kompanisë “Bio-Products” për të ndërtuar një agroturizëm që përfshin edhe nëj thertore.

Sipas tyre, kjo hapësirë është e vetmja e mbetur e gjelbër në atë zonë. Edhe pse është një “tokë-shtet” ata e kanë mirëmbajtur atë për 30 vjet, duke e mbjellë me pemë frutore e dekorative. Një mënyrë kjo për të ruajtur tokën edhe nga erozioni dhe cilësia e keqe e ajrit si pasojë e ndotjes së madhe të lumit të Tiranës që kalon aty pari.

(a.b)dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet thertore ne laknas thertorja e laknasit thertore ne laknas thertorja e laknasit

Sondazh

Poll