Aktualitet

Çmimi i karburanteve/ LSI paraqet në Kuvend nismën ligjore, Vasili: Të pezullohet taksa

9 Mars 2022, 13:34 Nga DOSJA

TIRANË– Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur pranë Kuvendit nismën ligjore për uljen e çmimit të karburanteve. LSI kërkon nga qeveria që të pezullohet deri në fund të vitit 2022 taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit. Nënkryetari Petrit Vasili shkruan në postim në rrjetet sociale se koha nuk pret dhe “demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike”.

“Kam paraqitur sot ne Kuvendin e Shqiperise Nisme ligjore per uljen e çmimit te karburanteve!(Dokumenti) Kam kerkuar pezullimin e pageses se Takses se Qarkullimit dhe Takses se Karbonit. Koha nuk pret. Demagogjia nuk i duhet kujt ne keto momente kritike. Kuvendi duhet te miratoje menjehere kete Nisme Ligjore ne te mire te qytetareve dhe familjeve e bisneseve shqiptare. Qytetaret duhen ndihmuar e mbeshtetur sot”, shkruan Vasili.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike petrit vasili petrit vasili

Sondazh

Poll