Aktualitet

Tenderi i uniformave! GJKKO rrëzon kërkesën për liri të Edlira Naqellarit

9 Mars 2022, 12:02 Nga DOSJA
Tenderi i uniformave! GJKKO rrëzon kërkesën për liri të

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën për të lënë të lirë ish-drejtoreshen e Ministrisë së Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar për abuzimin e tenderave të uniformave të policisë. Naqellari kërkoi përfundimin e masës së arrestit dhe lirimin nga burgu, pasi sipas saj ajo e ka kryer dënimin e dhënë me 1 vit burg nga gjykata në kohën që ka qenë në paraburgim.

Kërkesa e saj është rrëzuar nga gjykata pasi sipas togave të zeza të GJKKO-së ditet e dënimit në paraburgim për ish-drejtoreshën përfundojnë neser.

Naqellari akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë. Naqellari u vu në pranga më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë. Këta të fundit akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”. Gjatë hetimit rezultoi e provuar sipas SPAK se 4 operatorët ekonomikë që u shpallën fitues nuk i plotësonin kriteret për të fituar tenderin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edlira naqellari edlira naqellari

Sondazh

Poll