Aktualitet

Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti të re! Kongres pajtimi? Gati

9 Mars 2022, 13:49 Nga DOSJA
Pas 6 marsit, Berisha: Do garoj për kreun e PD, s’krijoj parti

TIRANË– Sali Berisha do të garojë sërish për kreun e Partisë Demokratike! Këtë e ka bërë me dije vet ëish-kryeministri gjatë një konference për shtyp nga zyra e tij. Para gazetarëve ish-kreu i PD-së, Sali Berisha tha se besimi me votë që kishte marrë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, kishte rikonfirmuar rikthimin e tij në politikë. Por mohoi se do të krijonte një parti të re me emrin ‘Shtëpia e Lirisë’. Ai, ndër të tjera në fjalën e tij, e ka bërë fakt të kryer largimin e Bashës nga selia blu, duke u shprehur i gatshëm për t’u ulur në një tryezë të përbashkët “pajtimi” mes demokratëve, mbështetës të tij dhe atyre të Bashës. Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe deklaratën e bërë së fundmi nga disa deputetë të PD që të largohet si ai po edhe Basha nga PD, gjë që për liderin historik të PD është e papranueshme. Kjo pasi sipas tij nuk pranohet vullneti i lirë i votueseve që i kanë dhënë 70% të votave të opozitës. Por nuk ka harruar që të përmendë edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim që vazhdon ta quajë ‘gurvernatore’.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Dorëheqja e Dumës, Berisha: E mirëpres bashkimin. Flet si doktor: Ja problemi që ka Basha

Nëse nuk arrihet bashkimi, do ketë parti të re? Berisha i prerë, s’flet shumë: Jo!

Të largohem nga politika që të shpëtoj PD-në? Berisha: Mjeranë! Respektoj votën e lirë

Kongres pajtimi me deputetët? Berisha: Gati! Jam Sali Berisha unë…!

Përsërit thirrjen, Berisha-deputetëve të PD: Bashkohuni me ne!

PARALAJMËRIMI i Berishës për Ramën: Merr masa urgjente, ndryshe opozita del në rrugë

Sali Berisha flet si kryetar i PD! Tre kërkesat: Rama, hiq TVSH nga nafta dhe dritat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha 9 mars 2022 sali berisha sali berisha 9 mars 2022

Sondazh

Poll