Aktualitet

Pronari i ‘Power Hand’/ Ish-konkurenti i ‘Përputhen’ lihet në ‘arrest shtëpie’

9 Mars 2022, 11:35 Nga DOSJA
Pronari i ‘Power Hand’/ Ish-konkurenti i

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për Alban Dyrmishin, të riun e arrestuar një ditë më parë nga policia e Tiranës. 29-vjeçari, ish-konkurent i emisionit ‘Përputhen’ rezultoi pronar i qendrës së masazhit ‘Power Hand’, e cila ishte vatër e prostitucionit në mes të ish-Bllokut në Tiranë.

VENDIMI:

Ne perfundim te gjykimit, pasi degjoi kerkesat e paleve, ku prokurori kerkoi vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, gjykata vendosi te pranoje kerkesen e prokurorise dhe vleftesimin e ligjshem te ndalimit dhe caktimin e mases se sigurimit “Arrest ne shtepi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale per kryerjen e vepres penale te “Mbajtja e lokaleve per prostitucion”parashikuar nga neni 115 i K.Penal.

I riu kishte punësuar 2 vajza, të moshës 19 dhe 20 vjeçe në qendrën e tij të masazhit, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion. Ato janë vënë në hetim për veprën penale “Prostitucioni”.

Në profilin e biznesit në Instagram, qendra e masazhit reklamonte fare qartë prostitucionin. Në postimet e fundit, shiheshin vajza që reklamonin trupin e tyre, duke bërë ftesa edhe për çifte, ndërsa të vetmit komentues ishin meshkujt.

(a.b)/dosja.al

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alban dyrmishi alban dyrmishi

Sondazh

Poll