Aktualitet

I keni dëgjuar të gjitha?! Edona Bilali: Rama është si Zeusi, dmth akoma jo, por do bëhet

9 Mars 2022, 10:28 Nga DOSJA
I keni dëgjuar të gjitha?! Edona Bilali: Rama është si

TIRANË– Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka “zbuluar” mënyrën sesi kryeministri Edi Rama e mori në kabinetin e qeverisjes. Disa kohë më parë, para se të bëhej ministre, e Rama t’i lutej që të garonte për të në Shkodër, Bilali kishte një mendim të padëgjuar më parë për Ramën. Një që edhe vetë Elisa Spiropali do ta kishte zili që nuk i kish’ shkuar vetë mendja më parë. Edona Bilali e krahason kryeministrin Edi Rama me Zeusin, perëndinë greke që konsiderohej si dërguesi i bubullimave dhe vetëtimave, shiut dhe erërave.

Ose i njohur ndryshe si babai i perëndive dhe i njerëzve. Ashtu si Rama që është babai i vetëshpallur i kombit.

“Zoti Rama vërtetë nuk është Zeusi, por unë do ta perifrazoja. Nuk është AKOMA Zeusi por është në rrugën e duhur se përveç pjesës së ka në staf dhe qeveri. Është dhe opozita me qëndrimet e ditëmasditshme, po jep kontributin që të jetë një Zeus që do kthejë formën që qeveris Shqipëria. Në një kshu monarki të mundshme,”-tha ajo.

E deshifroni dot? Fillimisht e krahason Ramën me një personazh fiksional, një mbizot, një të pavdekshëm. E më pas thotë si ai Rama do ta kthejë Shqipërinë në monarki. Ku është lidhja me tyre? Nuk e krahason të paktën as më mbretin Zogu I, por më Zeusin. Duke shkuar kështu një hap më larg ministres tjetër, Elisa Spiropali. Kjo e fundit pa tek Rama, “babanë” e kombit tonë, një Skënderbe të dytë. Edhe pse Rama ngjashmëri me të mund të ketë vetëm nga mjekra. Megjithatë e kemi kot të flasim se ndoshta nuk e njohim mirë.

Për ju që lexoni këtë artikull, mendoni krahasimin e radhës për Ramën, sa më i bukur, aq post më të lartë iu jep. Skënderbeu dhe Zeusi janë zënë, gjeni të tjera më origjinale. Shpalosi zotat ilirë se mbase gjeni ndonjë interesant, tek e fundit shpërblimi ia vlen!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama edona bilali zeusi edi rama edona bilali zeusi

Sondazh

Poll