Aktualitet

6 Marsi/Fituan në Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Durrës! KQZ çertifikon rezultatin në 4 Bashki

9 Mars 2022, 11:18 Nga DOSJA
6 Marsi/Fituan në Vorë, Dibër, Rrogozhinë dhe Durrës!

TIRANË– Pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore, Komisionit Qëndror i Zgjedhjeve është mbledhur ditën e sotme për të konfirmuar mandatet për vijimësinë në krye të Bashkive, kandidatëve fitues. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka çertifikuar rezultatet e zgjedhjeve.

KQZ i konfirmoi mandatin e kryetarit të Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, kreut të Bashkisë Vorë, Blerim Sherës nga Partia Socialiste, kryetares së Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sakos dhe kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.


Për Bashkitë e tjera u bë e ditur se po kryen verifikime nëse janë përfshirë apo jo të gjitha këto qendra të votimit. I pranishëm në sallë ishte vetëm përfaqësuesi ligjor i koalicionit Shtëpia e Lirisë, mes LSI-së dhe Berishës që fituan bashkinë e Shkodrës me Bardh Spahinë.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike blerim shera kqz rahim spahiu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 blerim shera kqz rahim spahiu zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll