Sport

Lufta në Ukrainë: Premier League ndërpret transmetimet në Rusi…

8 Mars 2022, 19:56 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë: Premier League ndërpret transmetimet në

ANGLI – Premier League mori vendimin të martën për të ndaluar transmetimin e kampionatit anglez në Rusi. Një zgjedhje që i bashkohet listës së gjatë të veprimeve simbolike të ndërmarra nga autoritetet e futbollit europian

“Premier League dhe klubet e saj kanë marrë sot (e martë) njëzëri vendimin për të pezulluar marrëveshjen tonë me transmetuesin rus Rambler (Okko Sport) me efekt të menjëhershëm”,- deklaroi organizatori i kampionatit anglez të futbollit në Premier League.

Shuma e kësaj kontrate llogaritet në 6 milionë paund (7.2 milionë euro), një pikë uji nga 1.3 miliardë paund (1.5 miliardë euro) që ka përfituar Premier League nga transmetimi i ndeshjeve të saj jashtë vendit për periudhën 2019/2022.

Rambler, i cili mban të drejtat ruse për sezonin aktual të Premier Leagues, është një degë e Sberbank; ndeshjet transmetohen në platformën e transmetimit Okko, Match TV, në pronësi të gjigantit energjetik “Gazprom”, që fitoi kontratën edhe për gjashtë sezonet e ardhshme.

Premier League, e cila udhëhoqi protestat e solidaritetit në ndeshjet e javës së 28-të fundjavën e kaluar, do të dhurojë 1 milion £ (1,2 milion €) për të mbështetur popullin e Ukrainës, nëpërmjet shoqatës së Komitetit të Emergjencave të Fatkeqësive (DEC), e cila ofron ndihmë humanitare “drejtpërsëdrejti për ata që kanë nevojë”,- saktëson subjekti.

Federata Angleze e Futbollit (FA) mori të njëjtin vendim, duke penguar kështu transmetimin në Rusi të çerekfinaleve të FA Cup, të kontestuar këtë muaj. Liga angleze e futbollit (EFL), e cila menaxhon të drejtat për divizionet 2 deri në 4 të futbollit anglez, ka tërhequr gjithashtu aksesin në transmetimet në vend për divizionin e dytë.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar miratoi vendimin e Premier League përmes ministrit të saj të sportit, Nigel Huddleston, i cili tha se sporti duhet të luajë rolin e tij në përgjigje të veprimeve “barbare” të kryera nga Vladimir Putin.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league transmetimin e kampionatit anglez në rusi në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league transmetimin e kampionatit anglez në rusi

Sondazh

Poll