Sport

Edhe Juventusi nën hetim, UEFA monitoron për “Fair Play”-in financiar…

8 Mars 2022, 16:31 Nga DOSJA
Edhe Juventusi nën hetim, UEFA monitoron për “Fair

ITALI – Ashtu si Interi dhe Roma, edhe Juventusi është vënë nën objektivin e UEFA-s, në lidhje me pajtueshmërinë me parametrat e “Fair Play” financiar.

Konfirmimi mund të gjendet në “Raportin financiar gjashtëmujor të konsoliduar më 31 dhjetor 2021”, të publikuar nga vetë Juventusi. Klubi është monitoruar, në lidhje me llogaritë e lidhura me kontrollin ekonomik dhe financiar, nga organi më i lartë europian i futbollit.

“Në tetor 2021, kompania i dërgoi UEFA-s informacionin në lidhje me rregullin e barazimit për periudhat raportuese të mbyllura, më 30 qershor 2020 dhe 30 qershor 2021, i cili u respektua.

Më pas, në shkurt 2022, kompania integroi informacionin e mësipërm me informacioni i parashikimit për vitin financiar më 30 qershor 2022 dhe komisioni i Kontrollit Financiar të klubeve të UEFA-s, nisi aktivitetin e monitorimit, duke marrë parasysh dështimin e mundshëm për të përmbushur kërkesat e bilancit të gjendjes për periudhën e anketimit (2019, 2020/2021 dhe 2022).

Bazuar në informacionin e disponueshëm aktualisht, ky aktivitet monitorues përfshin dhjetëra klube europiane, përfshirë disa klube italiane”,- thuhet në raportin e Juventusit, të publikuar më 7 mars 2022.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport aksionerëve të juventusit dhe drejtuesve të juventusit kontrollit financiar të klubeve të uefa-s parametrat e “fair play” financiar aksionerëve të juventusit dhe drejtuesve të juventusit kontrollit financiar të klubeve të uefa-s parametrat e “fair play” financiar

Sondazh

Poll