Sport

VIDEO/ Arrestohen dhjetë persona për dhunën e tmerrshme në Querétaro. Hetimet vazhdojnë…

8 Mars 2022, 19:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Arrestohen dhjetë persona për dhunën e tmerrshme në

MEKSIKE – Drejtësia meksikane njoftoi të martën arrestimin e dhjetë personave, si pjesë e hetimeve të hapura, pas përleshjeve të dhunshme të shtunën, ku u plagosën 26 tifozë gjatë një takimi të kampionatit meksikan midis klubeve të Querétaro dhe Atlas.

Të identifikuar falë imazheve mediatike dhe rrjeteve sociale, ata dyshohen për “vrasje të mbetur në tentativë, dhunë në arenë sportive”.

Në minutën e 63-të të ndeshjes mes “GallosBlancos” të Querétaro dhe “Zorros” të Atlasit, tifozeritë e dy skuadrave u përplasën në tribuna. Fusha e blertë u pushtua nga njerëz që iknin nga dhuna. Ndeshja u ndërpre.

Ndërsa lojtarët e Querétaros kanë pretenduar se janë kërcënuar me vdekje, të gjithë drejtuesit e skuadrave të divizionit të parë meksikan (Liga MX) do të takohen nesër për të shqyrtuar ecurinë e hetimit të kryer nga Komisioni Disiplinor i Federatës Meksikane të futbollit. Raportohet se 19 nga 26 të plagosurit, ishin larguar nga spitali të hënën.

First 10 people arrested for the honorific acts of violence in Querétaro. According to police, 21 simultaneous searches were carried out in different neighborhoods for which 583 images, 78 videos a more than a thousand messages with information and complaints were analyzed. pic.twitter.com/tzVbQweFTN

— Wiso Vazquez (@WisoVazquez) March 8, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna ne stadium drejtësia meksikane mes “gallosblancos” të querétaro dhe “zorros” të atlasit tifozeritë e dy skuadrave u përplasën në tribunë dhuna ndaj futbollistëve të rinj dhuna ne stadium drejtësia meksikane mes “gallosblancos” të querétaro dhe “zorros” të atlasit tifozeritë e dy skuadrave u përplasën në tribunë

Sondazh

Poll