Sport

Cristiano Ronaldo rikthehet në Angli. Por thashethemet drejt PSG-së rishfaqen sërish…

8 Mars 2022, 18:24 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo rikthehet në Angli. Por thashethemet drejt PSG-së

ANGLI – Dëmtimi i kofshës, për të cilin disa pëshpëritin se ishte kryesisht diplomatik, pas udhëtimit në Portugali, tani vjen rikthimi në Mançester për stërvitje. Këto janë ditë me tension të lartë te United për shkak të situatës me Cristiano Ronaldon, pa harruar skorjen e dhimbshme 1-4, të pësuar në derbin ndaj Cityt.

”Djajtë e Kuq” presin të shtunën një tjetër ndeshje të fortë në Premier League, atë kundër Tottenhamit të Antonio Contes, me vlera përcaktuese edhe sa i përket kualifikimit në Champions League.

Për momentin United është i pesti, vetëm një pikë nga Arsenali i katërt, por “Topçinjtë” ata kanë për të rikuperuar tri ndeshje, ndërsa Spurs janë dy pikë prapa, por kanë edhe dy ndeshje më pak. Me pak fjalë, një situatë shumë e ndërlikuar për Rangnick.

Në të gjitha këto, thashethemet për CR7 nuk janë të mira për mjedisin: në mënyrë të përpiktë, si në çdo kërcitje të marrëdhënies me trajnerin, tregu i thashethemeve riaktivizon antenat dhe i drejtoi ato drejt Parisit.

Në Angli shprehen se portugezi dëshiron të synojë PSG-në për verën, veçanërisht nëse Mbappé largohet. Hipoteza tjetër është se Messi, pas një viti pa ngjyrë, zgjedh të shkojë në MLS dhe prandaj Ronaldo është kandidat për të zënë vendin e tij.

Skenarë shumë kompleksë dhe të ndërlikuar, me të cilët Rangnick nuk dëshiron të përballet për momentin. Gjëja më e rëndësishme është rifillimi i marshimit në ligë, pas një pike në dy ndeshjet e fundit, për të ndjekur kualifikimin në Champions League.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos te mançester united çështjes së cristiano ronaldos cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos te mançester united

Sondazh

Poll