Sport

Nuk ka më asnjë të ardhme te Man.United, Ronaldo drejt lamtumirës; ja ku mund të shkojë

8 Mars 2022, 16:50 Nga DOSJA
Nuk ka më asnjë të ardhme te Man.United, Ronaldo drejt

ANGLI- Aventura e dytë e Cristiano Ronaldos te Manchester United mund të ketë marrë fund tashmë pas vetëm një sezoni. Në Angli duket se nuk kanë dyshime: mes CR7 dhe Ralf Rangnick është mbyllur çdo bashkëpunim.

Në fund të sezonit trajneri gjerman duhet të largohet nga pankina për të marrë një rol si konsulent, por kjo nuk duhet të mjaftojë për të mbajtur portugezin në Old Trafford. Sipas lajmeve të FootballTransfers, kampioni do t’i japë lamtumirë Manchester United në rast moskualifikimi në Champions League. Por kjo nuk është e gjitha, sepse ai ka vendosur PSG në krye të listës së dëshirave të tij, përkrah Lionel Messit, rivalit historik në garën për çmime personale.

Në sfond do të ishte edhe hipoteza e Sporting Lisbonës, klubi ku filloi gjithçka dhe ku nëna e tij do të dëshironte ta shihte, por CR7 nuk e ka kënaqur ende urinë për sukses të madh dhe duket i vendosur të luajë ende në nivelet më të larta.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united psg ronaldo manchester united psg ronaldo

Sondazh

Poll