Sport

Lufta në Ukrainë/ Kompania Huawei ndihmon hakerat rusë, Lewandowski prish marrëveshjen

8 Mars 2022, 17:05 Nga DOSJA
Lufta në Ukrainë/ Kompania Huawei ndihmon hakerat rusë,

ANGLI- Robert Lewandowski i jep fund partneritetit me Huawei. Lojtari i Bayern Munich e Polonisë prishi marrëveshjen me kompaninë kineze të teknologjisë pasi u publikuan informacionet se Huawei po ndihmon hakerët rusë gjatë pushtimit të Ukrainës.

Kompania me bazë në Shenzhen, sipas një faqeje lajmesh kineze, ndihmoi Vladimir Putin dhe qeverinë e tij të stabilizonin rrjetin e internetit rus pasi u sulmua nga grupe hakerash nga e gjithë bota. Lajmi, i cili u zhduk nga faqja pothuajse menjëherë, pretendonte se Huawei do të përdorte qendrat e saj kërkimore për të trajnuar “50,000 ekspertë teknikë në Rusi”.

Lewandowski, megjithatë, nuk u mendua dy herë dhe vendosi të largohej menjëherë nga roli i tij si ambasador. Lojtari përfaqësoi kompaninë kineze në Poloni, Skandinavi, Europën Qendrore dhe Lindore. Huaëei Poloni, pas zgjedhjes së sulmuesit, lëshoi ​​një deklaratë dhe tha se i vjen keq: “Huawei CBG Polska shpreh keqardhje për përfundimin e partneritetit me Robert Lewandowskin. E vlerësojmë partneritetin tonë afatgjatë dhe i urojmë suksese në të ardhmen”.

Agjenti i sulmuesit, Tomasz Zawislak, sqaroi situatën në Interia Sport: “Është e vërtetë, sot vendosëm t’i japim fund bashkëpunimit të marketingut mes Robert Lewandowskit dhe markës Huawei. Prandaj, nga ana jonë, zbatimi i të gjitha shërbimeve promocionale është pezulluar”. Zawislak u pyet nëse vendimi i lojtarit lidhej me lajmet e rrjedhura në Kinë, por agjenti nuk dha informacione të mëtejshme: “Ne nuk kemi informacion të plotë për këtë, kështu që do të ndalem në atë që kemi thënë tashmë”.

Lewandowski u pozicionua menjëherë kundër pushtimit rus të Ukrainës. Si kapiten i Polonisë ai udhëhoqi bojkotimin e ndeshjes së play-off të Kupës së Botës kundër Rusisë: “Është vendimi i duhur – shkroi ai në Twitter – nuk mund ta imagjinoj të luaj një ndeshje me kombëtaren ruse në një situatë ku agresioni i armatosur në Ukrainë vazhdon. Futbollistët dhe tifozët rusë nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të pretendojmë se asgjë nuk po ndodh”. Ndeshja duhej të zhvillohej në fund të këtij muaji, por kombëtarja ruse është përjashtuar nga FIFA dhe UEFA.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munich lewandowski polonia bayern munich lewandowski polonia

Sondazh

Poll