Sport

Askush si De Ligt në Itali, zbulohet statistika e frikshme; vetëm dy driblime…

8 Mars 2022, 18:17 Nga DOSJA
Askush si De Ligt në Itali, zbulohet statistika e frikshme; vetëm dy

ITALI– Juventus ka gjetur vazhdimësi në rezultate edhe falë soliditetit të gjetur nga ana e mbrojtjes, dhe tani mund të ëndërrojë të futet në garë për titullin.Një nga lojtarët që po shkëlqen në prapavijë është Matthijs de Ligt, i cili ka statistika të frikshme.Mbrojtësi holandez, në fakt, është ai që është kaluar më pak nga kundërshtarët në Serie A.

Gjatë këtij sezoni, qendërmbrojtësi i Allegrit ka qenë më i miri në mesin e mbrojtësve të tjerë në këtë repart, që kanë luajtur të paktën 15 ndeshje, duke u kaluar vetëm dy herë në 23 ndeshje.

Pas një fillimi jo veçanërisht të mirë te Juventus, Matthijs de Ligt është kthyer në lider. Dëmtimet e Bonuccit dhe Chiellinit gjatë sezonit bënë që gjithë pesha ti binte holandezit, i cili me paraqitjet e tij po tregon paraqitje të jashtëzakonshme.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport de ligt juventus de ligt juventus

Sondazh

Poll