Sport

Haleluja nga Dinamo! Blutë rikthehen te fitorja, Skënderbeu ul ‘shpatën’ në Korçë

8 Mars 2022, 17:50 Nga DOSJA
Haleluja nga Dinamo! Blutë rikthehen te fitorja, Skënderbeu ul

KORÇË– Dinamo fiton sfidën e mbijetesës përballë Skënderbeut dhe merr frymë në klasifikim. Skuadra kryeqytetease ia del të fitojë në Korçë me shifrat 1-0 dhe largohet nga vendi i parafundit, megjithatë rreziku për të rënë një kategori më poshtë vazhdon ende. Ndeshja do të niste mirë për miqtë të cilët do të gjenin golin e avantazhit në minutën e 3′ me anë të Redon Mihanës.

Në minutën e 9’ Skënderbeu jep sinjalin e parë me Marën i cili krijon hapësirën për Zhan Viktor që të gjuajë. Por mesfushori nuk gjen katërkëndorin e Simonit. Edhe në pjesën e dytë, trajneri i Skënderbeut Migen Memelli krijoi një skuadër ofensive, por sulmi nuk ishte në ditën më të mirë.Një humbje që ndërlikon jo pak pozitat e Skënderbeut, skuadra korçare renditet në fund në kuotën e 17 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo skenderbeu dinamo skenderbeu

Sondazh

Poll