Politike

Boiken Abazi krahason tre rezolutat: Këtu nuk kanë guxim të thonë të vërtetën për Vuçiç

7 Mars 2022, 19:13 Nga DOSJA
Boiken Abazi krahason tre rezolutat: Këtu nuk kanë guxim të

TIRANË- Boiken Abazi ka krahasuar tre rezolutat që jaë miratuar në lidhje me Ukrainën. Me anë të një postimi në Facebook, Abazi shkruan se në rezolutën e BE-se dhe të Kosovës u dënua qëndrimi i Serbisë në raport me Putin, ndërkohë që në rezolutën e sotme që po miratohet në kuvendin e Shqipërisë, sipas Abazit po pengohet çdo përpjekje për të denoncuar regjimin e Vuçiç dhe aleancën e tij me Putin.

Postimi i Plotë:

1. Rezoluta e Parlamentit Evropian për Ukrainën e kritikoi edhe qëndrimin e Serbisë në raport me Rusinë e Putinit.
2. Rezoluta e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të Ukrainës e dënoi aleancën e Putinit me Vuçiqin, dhe tentativat për destabilizimin e rajonit në Kosovë, Bosnje Hercegovinë dhe Mal të Zi.
3. Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, në lidhje me draft rezolutën për Ukrainën që po diskutohet në këto momente, po pengohet çdo përpjekje për të denoncuar regjimin e Vuçiqit në Serbi dhe aleancën e tij me regjimin e Putinit në Rusi.
*** Ndërkohë, Vuçiqi sot e kërcënoi sërish me luftë Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar. As në një rezolutë të thjeshtë nuk kanë guximin të thonë të vërtetën mbi Serbinë.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike boiken abazi rezolutat per ukrainen boiken abazi rezolutat per ukrainen

Sondazh

Poll