Politike

Peleshi nga Kuvendi: Rama, i pari që kërkoi llogari nga Serbia, mos u merrni me çmimet

7 Mars 2022, 19:43 Nga DOSJA
Peleshi nga Kuvendi: Rama, i pari që kërkoi llogari nga Serbia, mos u

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u është përgjigjur kritikave të Opozitës e kryesisht ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se kryeministri Edi Rama po favorizonte Rusinë përmes ‘Ballkanit të Hapur’. I pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, Peleshi tha nga foltorja se Rama ka qenë personi i parë që ka kërkuar njohjen e Kosovës duke dalë kundër Serbisë si dhe ka dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Ministri preku edhe temën e rritjes së çmimeve dhe tha se për këtë gjë nuk ka asnjë përgjegjësi Partia Socialiste, por vetë tregu ndërkombëtar që i përcakton.

“Sot jemi këtu që të flasim për Ukrainën, ne nuk duam ta përziejmë me probleme të tjera, ndaj nuk e përmendim Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën dhe Kosovën.  Jo se kemi kompleks, se kryeministri shqiptar është i pari kryeministër që në mes të Beogradit i ka kërkuar hesap Serbisë për njohjen e Kosovës, por është turp. Është e turpshme të tregojmë me gisht njëri- tjetrin si pro serb, ne jemi të gjithë shqiptarë. Të lëmë mënjanë axhendat politike dhe të mos përfitojmë mbi rritjen e çmimeve, se nuk është faji i Partisë Socialiste. Çmimet vijnë nga tregu ndërkombëtar dhe është faji i një situate botërore, mos të merremi me çmimin e naftës,”- tha Peleshi ndër të tjera.

LAJMI KRYESOR: Sot mblidhet Kuvendi, votohet projektrezuluta për mbështetjen e Ukrainës

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike niko peleshi partia socialiste seance plenare 7 mars 2022 niko peleshi partia socialiste seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll