Politike

Rezoluta për Ukrainën, Berisha: Është shkruar si të jemi vend i Oqeanisë e jo evropian

7 Mars 2022, 17:41 Nga DOSJA
Rezoluta për Ukrainën, Berisha: Është shkruar si të

TIRANË- Ish-kryministri Sali Berisha ka deklaruar se rezoluta për Ukrainën që do të miratohet sot nga Kuvendi është shkruar sikur jemi një vend i Oqeanisë dhe jo një vend evropian. Gjatë fjalës në parlament, Berisha ka deklaruar se Presidenti rus Vladimir Putin është një terrorist nuklear dhe një perandor pa të mbathura.

“Një tiran i cili, i parë në retrospektive për shkak të arsenalit bërthamor është tirani më i rrezikshëm i të gjitha kohërave, Vladimir Putin. Sulmi ndaj Ukrainës filloi në 2014 me pushtimin e Krimesë. Personalisht në atë periudhë e kam quajtur të njëjtën me aktin e Hitlerit. Ky nuk është thjesht një agresion ndaj Ukrainës, por është një agresion ndaj lirisë së botës. Diktatori i Kremlinit, i aftë shpirtërisht të ndërmarrë çdo akt duhet trajtuar vetëm si i tillë. Jo vetëm që janë shkelur të gjitha kartat ndërkombëtare, por është shkelur ndaj këtij kombi marrëveshja e Budapestit. Ndaj dhe mendoj se rezoluta është një rezolutë, sikur të ishte shkruaj nga një vend i Oqeanisë i qeverisur nga autokrat dhe jo një vend në zemër të Evropës.

Elementi i dytë madhor në tablonë e këtyre zhvillimeve ka qenë qëndresa heroike e ukrainaseve, të ushtrisë së saj dhe presidentit Zelenskuy. Të shumtë ishin ata që parashikonin rënien për disa orë apo brenda një kohë të shkurtër të Kievit, por kjo nuk ndodhi sepse një popull vendosi të qëndrojë për vendin e vet, qyteytarët e këtij vendi u shndërruan në luftëtarë. Mendoj se rezoluta duhet të shprehë në termat më të qarta këtë dimension të ri të zhvillimit, të qëndresës së Ukrainës dhe Presidentit Zelensky. Rezoluta është sikur është shkruar nga ndonjë vend të Oqeanisë dhe jo në një nga vendet gjeostrategjike më nevralgjike për ambiciet ekspansioniste të perandorit pa të mbathura që quhet sot terroristi nuklear Vladimir Putin”, tha Berisha.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Kuvendi dënon agresionin rus, pritet miratimi i rezolutës për Ukrainën (THIRRJET)

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise sali berisha seance plenare 7 mars 2022 kuvendi i shqiperise sali berisha seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...