Politike

PD kërkon Rezolutë për Kosovën: Liberalizoni vizat, të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara

7 Mars 2022, 17:31 Nga DOSJA
PD kërkon Rezolutë për Kosovën: Liberalizoni vizat, të

TIRANË– Partia Demokratike ka propozuar rezolutë për Kosovën, përmes të cilës i kërkon kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Sipas PD-së, Shqipëria duhet të ushtrojë gjithë influencën e saj që Bashkimi Europian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, si dhe të ndërmarrë një diplomaci më aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën.

Njoftimi i plotë:

PD ka propozuar sot Rezolutë për Kosovën ku i kërkon qeverisë shqiptare të përdorë të gjithë mjetet dhe mundësitë në dispozicion që Kosova të anëtarësohet sa më parë në organizatat partnere të Kombeve të Bashkuara dhe të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Të ushtrojë gjithë influencën e saj që Bashkimi Europian të finalizojë marrëveshjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. Të ndermarrë një diplomaci më aktive për të bindur vendet anëtare të BE-së të njohin Kosovën. Njohja e Kosovës është sot nje kontribut i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendeve anëtare të BE. Të influencojë nëpërmjet anëtarësisë sonë në NATO që të forcohet bashkëpunimi ushtarak dhe politik midis Kosovës dhe NATOs duke ndërmarrë çdo hap të nevojshëm që Kosova të bëhet vend anëtar në Partneritetin Për Paqen dhe të hapet rruga për anëtarësi,im e saj të plotë në NATO.

LAJM KRYESOR:VD-LIVE/ Kuvendi dënon agresionin rus, pritet miratimi i rezolutës për Ukrainën (THIRRJET)

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seance plenare 7 mars 2022 seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...