Politike

Alizoti: Basha të tëhiqet, kaloi kufijtë e çmendurisë, jeton në Kozmos, u shokova

7 Mars 2022, 19:44 Nga DOSJA
Alizoti: Basha të tëhiqet, kaloi kufijtë e

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike nuk është përmbajtur në kritikat e tij ndaj kryedemokratit Lulzim Basha pas humbjes së thellë në zgjedhjet e pjesshme lokale në të gjashta bashkitë. I ftuar në ‘Radari Informativ’, Alizoti tha se ishte ndjerë i shokuar kur kishte dëgjuar se Basha nuk pranonte humbjen. Ai tha më tej se kreu i PD-së duhet të tërhiqet, pasi duket sikur nuk jeton në realitet dhe ka kaluar çdo limit.

“Nëse Berisha ka shumicë të bëjë një garë në PD dhe ta lërë garën të funksionojë pa konkurruar vetë ai. Berisha mendoj se ka vlera në PD, por PD duhet të gjejë ndryshimin maksimal për të shpëtuar Shqipërinë nga autoriteti i Ramës. Pd duhet të hyjë në ideologji. U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD nga ana historike e rrezikonte mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet. U shokova kur dëgjova deklaratën e tij se ai nuk njeh humbje. Ky njeri sikur vjen nga Kozmosi. Ai duhet të largohet menjëherë,”-tha Alizoti.

Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, PS ka fituar pesë bashki, Lushnjen, Vorën, Rrogozhinën, Durrësin e Dibrën. Shkodra është e vetmja që ka zgjedhur kandidatin nga “Shtëpia e Lirisë”, Bardh Spahia. PD, këto zgjedhje rezultatin më të mirë e ka në Rrogozhinë, ku kandidati i tij ka dalë në vend të dytë, pas socialistit fitues, por Basha s’e sheh si humbje.

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll