Politike

Kodheli: Jemi në anën e drejtë të historisë, rezoluta për Ukrainën të miratohet

7 Mars 2022, 18:37 Nga DOSJA
Kodheli: Jemi në anën e drejtë të historisë, rezoluta

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Parlamentar, Mimi Kodheli i ka bërë thirrje sot deputetëve të miratojnë rezolutën në mbështetje të Ukrainës dhe që dënon agresionin rus. Nga foltorja e Kuvendit, Kodheli u shpreh se kjo rezolutë është në përputhje me rezolutën e Asamblesë së OKB më 1 mars e po ashtu në unanimitet me qëndrimet e BE e SHBA.

Komisioni i Politikës së Jashtme sapo kaloi këtë rezolutë që uroj ta votojmë në unanimitet. Dënojmë agresionin rus ndaj Ukrainës. Ju falënderoj për gjithçka kemi bërë dhe do bëjmë siç e meriton dinjiteti i këtij parlamenti dhe çdo shqiptar. Kjo rezolutë është në mbështetje të rezolutës së Asambles së OKB të dalë më 1 mars të këtij viti, mbi agresionin mbi Ukrainës. Referuar akteve ndërkombëtare, kjo është një rezolutë që mban parasysh kartën e Kombeve të Bashkuara dhe është në unanimitet të plotë me Parlamentin Europian që doli me rezolutë tjetër më 1 mars dhe është në unanimitet me qëndrimet e BE dhe SHBA. Ne sot jemi në anën e drejtë të historisë“, tha Kodheli.

LAJMI KRYESOR: Sot mblidhet Kuvendi, votohet projektrezuluta për mbështetjen e Ukrainës

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise mimi kodheli seance plenare 7 mars 2022 kuvendi i shqiperise mimi kodheli seance plenare 7 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...