Politike

Humbi Durrësin, Muka: Votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë

7 Mars 2022, 18:59 Nga DOSJA
Humbi Durrësin, Muka: Votëbesimi juaj nuk do të humbasë

DURRËS- Kandidati për kryebashkiak të Durrësit nga koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ Ardian Muka ka falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë. Me anë të një postimi në Facebook, Muka shkruan se votëbesimi i tyre nuk do të humbasë, duke shtuar se do të vazhdojë të përballet për të mbrojtur kauzat dhe interesat e Durrësit.

Postimi i Plotë:

Të dashur qytetarë, votues të djathtë dhe të majtë, bashkëpunëtorë të ngushtë të “Shtëpisë së lirisë”, të rinj dhe të moshuar, ju përulem përpara mbështetjes që më keni dhënë në këtë fushatë entuziaste. Duke falenderuar secilin prej jush, them me bindje se votëbesimi juaj nuk do të humbasë kurrë! Siç kam qenë në ballë të përplasjeve më të vështira prej vitesh, ashtu do të vazhdoj që të përballem për të mbrojtur çdo kauzë dhe çdo interes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve tanë të dashur. Sot ne fituam një kauzë shpirtërore dhe morale, kauzën e mirësisë qytetare! Prandaj ne më shumë se kurrë, do të vazhdojmë misionin tonë për rikthim të shpresës dhe ndryshimit! I juaji, Ardi!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll