Politike

“Doktori” për Shkodrën! Kush është Bardh Spahia, më i votuari i PD-së më 25 prill

7 Mars 2022, 16:16 Nga DOSJA
“Doktori” për Shkodrën! Kush është Bardh Spahia,

SHKODËR- Bardh Spahia është kandidati i “Shtëpia e Lirisë”, i cili fitoi Bashkinë e Shkodrës, duke marrë një mandate 1-vjeçar. Por ai nuk është i ri në politikë. Në vitin 2005, Dr. Spahia u kthye në Shqipëri për të shërbyer si Drejtor i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë dhe më pas ka shpërbyer si zëvendësministër i Shëndetësisë.

Më pas, shërbeu si sekretar i Përgjithshëm i Zyrës së Presidentit të Republikës. Me profesion kirurg, ai ka studiuar mjekësi në Universitetet e Tiranës dhe La Sapienza të Romës dhe ka punuar në spitale të ndryshme në të gjithë Italinë e Veriut për shumë vite. Madje lidhur me profesionin e tij, ai u bë viral gjatë periudhës së protestave të Partisë Demokratike në vitin 2019. Teksa vinte për në Tiranë nga Shkodra, Spahia ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë një të aksidentuare në aksin Lezhë-Shkodër. Dosja.al siguroi atë kohë momentin nga aksidenti kur ishte i pranishëm dhe po i jepte ndihmën e parë pacientes ish-deputeti Bardh Spahia.

Ky i fundit garoi edhe në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit, por nuk ia doli që të fitonte një vend në Kuvend.
Në qarkun e Shkodrës ai rezultoi më i votuari nga “PD-AN”, duke marrë 7219 vota, por nuk ia doli që të thyente listën preferenciale. Këto vota janë shumëfishuar sot, duke u zgjedhur si i pari i qytetit.

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 bardh spahia zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll

Politike 7 Mars 2022, 15:23

Bardh Spahia fiton Bashkinë e Shkodrës!

SHKODËR– Bardh Spahia është kryebashkiak i Shkodrës. Numërimi i 250 kutive të votimit ka bërë që Spahia të shpallet fitues duke lënë pas kandidaten e...