Sport

VD/ Një burrë humb jetën gjatë përleshjeve mes tifozëve të Cruzeiro dhe Atlético Mineiro…

7 Mars 2022, 10:18 Nga DOSJA
VD/ Një burrë humb jetën gjatë përleshjeve mes

BRAZIL – Një burrë u qëllua dhe u vra të dielën gjatë një përleshjeje mes tifozëve në qytetin brazilian të Belo Horizontes (juglindje), disa orë para ndeshjes midis rivalëve historikë, Cruzeiro dhe Atlético Mineiro, mësoi AFP nga një burim policor.

Viktima është një 25-vjeçar, i vrarë me një plumb në bark. Ai u dërgua në spital, por nuk mundi të shpëtonte nga plaga e marra. Edhe një kalimtar, i cili ndodhej në vendngjarje në momentin e përleshjes, u qëllua në shpatull me armë, por gjendja e tij konsiderohet e qëndrueshme, tha policia.

Kjo luftë përfshiu rreth pesëdhjetë persona dhe filloi në lagjen Bela Vista, që ndodhet në lindje të Belo Horizonte, një qytet me 2.5 milionë banorë. Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë grupe tifozësh, që vrapojnë nga njëra anë në tjetrën, nën tym të dendur dhe banorët të trembur nga zhurma e armëve. Disa makina u shkatërruan dhe xhamat e ndërtesave u thyen.

Tri javë më parë, një tifoz ishte qëlluar dhe vrarë në Sao Paulo (juglindje), gjatë një përleshjeje pranë stadiumit të klubit Palmeiras, ku tifozët ishin mbledhur për të parë finalen e Kupës së Botës mes klubeve, e humbur 2-1 nga ekipi brazilian.

Un triste week-end de football…pic.twitter.com/f48mwxOivA

— BrasileirãoFR (@GarraCanarinha) March 6, 2022

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 28-vjecari brazilian nejmar belo horizonte me sulmuesin brazilian të dëmtuar në qytetin brazilian përleshjeje mes tifozëve 28-vjecari brazilian nejmar belo horizonte me sulmuesin brazilian të dëmtuar në qytetin brazilian përleshjeje mes tifozëve

Sondazh

Poll