Sport

” Jetët e maceve vlejnë”, banderola që i habiti të gjithë, mikëpritja e Zouma në Anfield

6 Mars 2022, 17:45 Nga DOSJA
” Jetët e maceve vlejnë”, banderola që i habiti

ANGLI- Të gjithë kundër Kurt Zouma. West Ham luajti në transfertë ndaj Liverpool për javën e 28-të të Premier League dhe tifozët e Liverpool i kanë bërë një pritje të veçantë mbrojtësit francez. Muajin e kaluar, në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën lojtari francez shihej duke shkelmuar macen e tij. Pamjet u shpërndanë në Snapchat dhe për lojtarin kishte shumë kritika.

Kanë kaluar disa javë nga ai episod, por tifozët që sigurisht nuk e harrojnë. Një mace gjigante u shfaq në tribuna. Por protesta mbërriti edhe në qiellin e Liverpool-it.

Një avion me mesazhin “Cats Lives Matter” në fakt është parë duke fluturuar mbi stadium gjatë ndeshjes kundër West Ham. Fotot dhe videot që përshkruanin aeroplanin u shfaqën menjëherë në internet. Kjo nuk është hera e parë që tifozët kanë vënë në shënjestër Zouma për shkak të videos së postuar në Snapchat. Gjatë ndeshjes së muajit të kaluar kundër Newcastle, disa tifozë kundërshtarë mbanin në duar mace me ngjyrë portokalli.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport liverpool west ham zouma liverpool west ham zouma

Sondazh

Poll