Sport

La Liga/ Barcelona dhe Atletico Madrid zenë vend në zonën e Champions League…

7 Mars 2022, 06:10 Nga DOSJA

SPANJE – Fitore si kampionë për Barcelonën dhe Atletico Madridin në javën e 27-të të La Ligës. “Blaugranët” fitojnë 2-1 në Elche, falë Ferran Torres dhe penalltisë së Depay-t dhe ngjiten në vendin e tretë me 48 pikë, bashkë me “colchoneros”, të cilët fitojnë 3-1 përballjen direkte me Betisin, me gola të Joao Felix (dopiedë) dhe Lemar. Të kënaqur edhe Cadiz dhe Celta Vigo, të cilët respektivisht mundën Rayo Vallecano (2-0) dhe Mallorca (4-3).

Elche-Barcelona 1-2
Barcelona vazhdon ecjen drejt Champions League: fitorja e tretë radhazi (e katërta në pesë ndeshjet e fundit) falë rikthimit 2-1 kundër Elche. Një rezultat, i cili i lejon skuadrës së Xavit të fitojë tri pikë të rëndësishme në ditën e ndeshjes mes dy rivalëve për Europën. Në pjesën e parë, “blaugranët” janë më të rrezikshëm, me Dembélé dhe de Jong. Megjithatë, me kalimin e minutave, vendasit rriten dhe gjejnë avantazhin pak para intervalit: Pedri gabon me një top të kthyer pas dhe favorizon Fidelin, i cili hyn në zonë dhe me një të majtë të saktë mposht Ter Stegen, duke nënshkruar 1-0. Në pjesën e dytë, megjithatë, Ferran Torres, pasi ka humbur dy raste, më pas reagoi në goditjen e Jordi Albës. Ai e devijon topin para portës së Badias, duke barazuar në 1-1, në momentin e duhur. Ishte minuta e 60-të. Më pas, në të 84-n minutë vjen episodi që vendosi ndeshjen: Barragan prek topin me parakrah në zonë dhe provokon penalltinë për “blaugranët”. Depay e godet topin nën kryqëzimin e shtyllave dhe 2-1. Në finale, Barcelona reziston dhe ngjitet në kuotën e 48 pikë, duke vazhduar ecjen drejt Champions League. Nga ana tjetër, Elçe humbi të tretën nga katër ndeshjet e fundit, me avantazhin ndaj zonës së rënies në 5 pikë.

Betis-Atletico Madrid 1-3
Fitorja e tretë radhazi për Atletico Madridin, që mundi 3-1 Betisin dhe u fut në zonën e Champions. Janë me 48 pikë, së bashku me Barcelonën, edhe janë prapa për përplasjet direkte. Përkohësisht jashtë Europës, Betis rrëshqet në vendin e pestë në -2 pikë nga “blaugrana” dhe “colchoneros”. Ndeshja e madhe u çel vetëm pas 75 sekondash: Joao Felix kalon në epërsi, duke shënuar në portën thuajse bosh, pas asistimit të Correas nga e djathta. Pas golit, dëmtimet karakterizojnë ndeshjen: Guardado për andaluzët dhe Vrsaljko dhe Correa për mysafirët. Për Betisin hyn Tello, ndërsa te skuadra e Simeones, Carrasco dhe Griezmann. Zëvendësimi i Pellegrinit do të dalë fitues, sepse në minutën e pestë të shtesës, pak sekonda nga fishkëllima në fund të pjesës së parë, Tello mposht Oblak dhe duke nënshkruar 1-1. Megjithatë, “colchoneros” e nisin më mirë pjesën e dytë: në të 55′, Felipe godet shtyllën me kokë, por më pas në minutën e 61-të ata gjejnë avantazhin e dytë, 2-1. Llorente i shërben Joao Felixit në zonë, i cili me portën bosh firmos dopiedën e tij personal. Ndeshja përfundon zyrtarisht në minutën e 80-të: Griezmann depërton në të djathtë dhe vendos në qendër Lemarin, i cili nga pak hapa e çon 3-1 rezultatin, që vërteton parakalimin e Atleticos.

Në ndeshjet e tjera…

4-3 mes Celta Vigos dhe Mallorcas, ndeshje në të cilën ndodh gjithçka: një autogol, një përjashtim dhe dy penallti në 10 minutat e fundit. Galhardo dhe Suarez i mashtrojnë vendësit në pjesën e parë, por Gonzalez në minutën e 17′ dhe autogoli i Aidoo në fillim të pjesës së dytë përfunduan në 2-2. Iago Aspas i jep avantazhin skuadrës së tij, por në të 87′ Sevilla barazoi në një goditje dënimi, duke nënshkruar 3-3, i cili duket se i reziston edhe sulmeve të fundit. Por jo, edhe pse Celta mbeteti me 10 vetë pas të kuqit së Mallos. Në të 97′, dopiedë për Iago Asaps dhe 4-3 në frymën e fundit, duke i dhënë Celtës tri pikët e rëndësisshme pas dy barazimeve dhe një nokauti.
Vetëm i treti nga fundi në renditje, Cadiz mundi 2-0 Rayo Vallecano dhe shkon në -1 pikë nga shpëtimi. Pas tre barazimeve radhazi, suksesi i katërt në La Liga arrin me dy gola, të dy në pjesën e dytë: në minutën e 55-të, Alcaraz shënon me kokë nga goditja e këndit. Shtatë minuta më vonë, vjen dyfishimi nga Idrissi, i cili firmos për 2-0. Një sukses që lejon Cadiz të rritet në 24 pikë, -1 nga Granada e katërt e fundit, ndërsa Rayo humbet për të gjashtën herë radhazi në ligë.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport afër kalimit te barcelona aventura e atletico madridit klubi katalanas i barcelonës la liga spanjolle përpara atlético madridit afër kalimit te barcelona aventura e atletico madridit klubi katalanas i barcelonës la liga spanjolle përpara atlético madridit

Sondazh

Poll