Sport

Juve nuk luan bukur, por rëndësi kanë pikët, goli i Moratës mjafton ndaj Spezias

6 Mars 2022, 19:10 Nga DOSJA
Juve nuk luan bukur, por rëndësi kanë pikët, goli i

ITALI- Juventus mund 1-0 Spezian në javën e 28-të të Serie A dhe konsolidon vendin e katërt duke u larguar në +6 ndaj Atalantës dhe Romës. Për bardhezinjtë mjaftoi goli i Moratas në minutën e 21-të. Sulmuesi spanjoll e çoi topin në cepin e portës duke e bërë të pavlefshëm reagimin e Provedel.

Në pjesën e dytë, Spezia kërkoi të surprizonte me Agudelon, por edhe Verde por Szczesny ishte i vëmendshëm duke mos e lejuar topin të shkojë në rrjetë.Kështu, mjaftoi goli i Moratas që Juventusi të merrte tre pikë të vuajtura, por me vlerë nga ky takim. “Zonja e Vjetër” ngjitet tashmë në kuotën e 53 pikëve, vetëm pesë pikë larg kreut që aktualisht po mbahet nga Inter.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus spezia juventus spezia

Sondazh

Poll