Sport

Barcelona, Puyol zbulon të fshehtat e merkatos; Real më kërkoi dy herë, por unë…

6 Mars 2022, 18:16 Nga DOSJA
Barcelona, Puyol zbulon të fshehtat e merkatos; Real më kërkoi dy

SPANJË– Thjesht imagjinoni Tottin me fanellën e Lazios ose Gerrard me Manchester United për të kuptuar se si ide të caktuara të merkatos nuk mund të vijnë në mendjen e një shkrimtari imagjinar. Sergio Ramos mund të përfundonte te Barcelona? Sigurisht, por ishte pothuajse e pamundur të imagjinohej që katalanasit të bënin një ofertë për spanjollin.

Do të ishte pothuajse sikur Real Madrid të kishte provuar të siguronte një simbol katalanas si Carles Puyol disa vite më parë. Ja që ka ndodhur, madje dy herë. Është thënë pak kohë më parë nga vetë ish-mbrojtësi në TV3.
“Ata u përpoqën të më blinin dy herë, por unë tashmë isha në ekipin më të mirë në botë. Dhe më pas doja të fitoja trofe me fanellën e Barçës, kështu që thashë jo dhe qëndrova në Camp Nou. Hera e parë ishte sezoni pas ndeshjes ku bllokova Figon”. Pra po flasim për sezonin 2001/02, duke qenë se kthimi i portugezit si kundërshtar në Barcelonë daton tetorin e vitit 2000.

Me atë rast, ishte një Puyol shumë i ri ai që bllokoi fituesin e ‘Topit të Artë’, duke lënë një përshtypje të madhe te drejtuesit e Realit. “Në vitin 2004 Real mori Camachon si trajner, i cili donte të sillte mua dhe Ronaldinhon në Madrid”. Një skenar mjaft i pamundur, veçanërisht për sa i përket ish-numrit 5. I cili në fakt fitoi Championsin e tij të parë atë sezon dhe gjithashtu mori trashëgiminë e shiritit të kapitenit nga Luis Enrique. Por kush e di se si do të kishte ndryshuar historia e futbollit nëse Puyol do ta kishte pranuar.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport barcelona puyol real madrid barcelona puyol real madrid

Sondazh

Poll